Bota
Rikthehet Gjermania në Këshillin e Sigurimit
Gjermania u rikthye në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme, pas një mungese gjashtëvjeçare.
Dita e parë e anëtarëve jo të përhershëm përfshinte një diskutim të axhendës së këshillit për muajin janar dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit në Nju Jork.
Ambasadori i Republikës Dominikane, Jose Singer, vendi i të cilit mban presidencën e radhës, u tha gazetarëve se këshilli do të diskutojë këtë muaj për konfliktet në Somali, Kongo, Siri, Mali, Libi, Qipro dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Gjermania do të kalojë dy vjet në këshill, së bashku me anëtarët jo të përhershëm, Indonezinë, Afrikën e Jugut, Belgjikën dhe Republikën Dominikane, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch
Gjermania ishte së fundmi anëtare nga viti 2011 deri në vitin 2012.
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














