Maqedonia
Ringjallet biznesi i dasmave në Maqedoni
Tregtarët thonë se kjo është shpresë që situata po kthehet në normalitet
Me lirimin e masave antikovid dhe lejimin e organizimit të ahengjeve familjare, industria e dasmave është rigjallëruar. Përderisa një vit e gjysmë dyqanet ishin nën dry, tani të mbushura me klientë të interesuar për ar e argjend, fustane e kostume, pa harruar edhe dhurata për çiftet e reja. Megjithëse numri i mysafirëve është i kufizuar, zinxhiri i bizneseve të vogla që kanë lidhshmëri me industrinë e dasmave është vënë në lëvizje.
Tregtarët thonë se kjo është shpresë që situata po kthehet në normalitet.
“Para pandemisë dhe tash janë krahasime shumë të mëdha, kemi një diskrepancë të madhe mes asaj çka ishte para pandemisë dhe tash. Megjithatë jeta vazhdon, të rinjtë do të martohen, do të ketë dasma, por heqin dorë nga shumë të mira sepse dëshirat dhe mundësitë janë dy gjëra. Por sigurisht me heqjen e masave, ka filluar edhe interesi i qytetarëve, shpresojmë që edhe puna do të kthehet. Por, sidoqoftë shpresa u ringjall”, deklaroi Nexhmedin Bushi, kryetar i Shoqatës së zejtarëve, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Por, në fakt, sa kushton një dasmë në kohën e pandemisë?
Megjithëse rritja e kostove të mallrave dhe shërbimeve brenda kësaj periudhe ka rënduar xhepat e qytetarëve, kur bëhet fjalë për qejf, qytetarët i lënë pas dore shpenzimet e tjera. Këtë e dëshmojnë edhe tregtarët, duke thënë se çmimet kanë shënuar rritje që nga lënda e parë e produkteve. Dyfishimi i kërkesave për një sallë dasme dhe gjërat tjera kanë rritur edhe kostot. Nga Oda Ekonomike listojnë disa çmime bazë të rritura si pasojë e krizës globale.
Oda Ekonomike
Porcion bazë i ushqimit në restorant ka qenë 10-12 euro, është bërë 12-14 euro;
Grami i arit ka qenë 35-38 euro, tani në fillim të sezonit është bërë 40-42 euro;
Fustanet e bardhë fillonin nga 400 euro, tani më i thjeshti është 600 euro;
Orkestrat muzikore me këngëtar ka qenë së paku 1,000 euro, tani 1,500 euro.
Nga ana tjetër, gastronomet vazhdojnë të llogarisin humbjet e mëdha që pësuan nga karantina e shkaktuar prej virusit korona. Ekonomia e brishtë e vendit ka një leverdi të konsiderueshme gjatë sezonit të verës, duke qenë se dasmat tërheqin familjarët nga emigrimi dhe rritet konsumi i brendshëm. Sivjet pritet që edhe xhiroja e remitencave nga mërgimtarët të dyfishohet, të hyra që llogariten të jenë ¼ e kontributit në buxhetin e shtetit.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet