Lifestyle

Rita Ora e Liam Payne paralajmërojnë bashkëpunim për “Fifty Shades”

Rita Ora dhe këngëtari britanik Liam Payne kanë paralajmëruar me një fotografi se janë duke punuar bashkë në filmin e tretë të franshizës “Fifty Shades”.

Këngëtarët ndanë fotografinë e njëjtë në rrjetet sociale me përshkrimin “Fifty Shades Freed”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dukej shumë bukur me një fustan ngjyrë rozë, shkruan BBC.

Pjesa e tretë e filmit “Fifty Shades” pritet të debutojë vitin e ardhshëm.

Dakota Johnson luan rolin e Anastasa Steele, ndërsa Jamie Dornan rolin e Christian Grey. Rita po ashtu ka rol në këtë film – Mia Grey, motra e Christianit, transmeton Albinfo.ch.

Fansat që janë nxitur shumë nga kjo fotografi, kanë shtruar pyetje nëse edhe Liam do t’i bashkohet Ritës me një rol në film, apo dyshja po punon në këngën e filmit të ri.

View this post on Instagram

#FiftyShadesFreed

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on