Shqipëria

Rita Ora nis rindërtimin e shtëpisë së familjes shqiptare

Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj

Ajo e mbajti premtimin.

Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Rita Ora, ka nisur ndërtimin e shtëpisë për familjen Sala në fshatin Pinar, pas tërmetit shkatërrues, i cili la të vdekur 51 persona dhe qindra të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur Erion Veliaj, përmes një videoje dhe një përshkrimi në rrjetet sociale.

@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce!❤??????

Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora???
Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord”, ka shkruar Veliaj.

Përveç Ritës, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar popullin shqiptar pas kësaj tragjedie.