Lajme
Robin Krasniqi fitoren e tij ua uron edhe shqiptarëve
Robin Krasniqi mbrëmë u shpall kampion i Botës pasi mposhti me KO në rundin e tretë, boksierin gjerman, Dominic Boesel.
Por këtë titull, boksieri nga Juniku ia kushtoi popullit shqiptar.
Krasniqi madje nuk ngurroi ta quajë si titull i shqiptarëve.
“Urime gjithë kombit shqiptar Titulli i Botës. Ne JEMI SOD Kampion BOTE”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.
Pas meçit, Krasniqi konfirmoi se ai dhe Boesel kishin rënë në ujdi paraprake për rimeç.
“Kemi marrëveshje për rimeç”, tha të shtunën pas meçit Krasniqi.
Pas meçit, edhe Boesel tha se nuk do të dorëzohet dhe do të rikthehet për të luftuar për titujt e humbur.
“Unë jam ende i ri, kjo nuk më frikëson. Do të kthehem sërish”, tha Boesel pas meçit.
https://www.facebook.com/robin.krasniqi.31/posts/1600808363426484
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















