Bota
Rregulla të reja në BE për çiftet e martuara nga vende të ndryshme
Në 18 vendet anëtare të BE-së hyjnë në fuqi rregulla të reja për ndarjen e pronës së çifteve të martuara nga vende të ndryshme.
Sipas deklaratës së Komisionit Evropian, rregullat e reja do të vlejnë në 18 shtete: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.
Rregullat e reja përcaktojnë norma të qarta për divorc ose vdekje, dhe ka për qëllim për t’u dhënë fund në mënyrë paralele procedurave kundërthënëse në vendet e ndryshme të BE-së, të lidhura, për shembull, me pronën apo me një llogari bankare. Rregullat sqarojnë se një gjykatë e një vendi është kompetente për të ndihmuar çiftet në menaxhimin e pronës së tyre apo ndarjen e saj pas divorcit ose vdekjes, përcjell albinfo.ch.
Rregullat e reja shpjegojnë se cili ligj ka përparësinë e zbatimit të rregullave të disa vendeve. Ajo do të lehtësojë njohjen dhe zbatimin në një vend të BE-së të një vendimi gjyqësor në çështjet e pronësisë, të miratuar në vendet e tjera të BE-së.
Vendet e BE-së që nuk marrin pjesë në zbatimin e rregullave të reja mund të bashkohen me këtë marrëveshje në çdo kohë. Deri atëherë ata do të vazhdojnë të zbatojnë legjislacionin e tyre kombëtar në rastet ndërkufitare që përfshijnë pasurinë e bashkëshortëve dhe partnerëve të regjistruar, thuhet në deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











