Futboll
Rregulla të reja në futboll, ja çka ka ndryshuar
Loja e futbollit, nga dita e sotme ndryshon, pasi hyjnë në fuqi rregullat e reja të aprovuara në mbledhjen e marsit të Bordit Ndërkombëtar të FIFA.
Në fakt nuk bëhet fjalë për një revolucion, por për disa modifikime të rregullave ekzistuese. Këto ndryshime për momentin janë bërë të zbatueshme në aktivitete që po zhvillon FIFA në kampionatin U20 dhe më pas do të hyjnë në fuqi për UEFA që në raundin e parë paraeliminator të Champions League.
Për të qenë të qartë finalja e djeshme mes Livepool dhe Tottenham eshtë luajtur me rregullat e “vjetra”, shkruan KosovaPress.
Ndryshimet në rregulloren e futbollit
Faulli me dorë
Faulli me dorë do të vazhdojë të sanksionohet me karton nëse është me dashje. Por nga sot ndëshkime do të ketë çdo prekje kur krahu është i hapur në lartësinë e shpatullave dhe në çdo rast kur do të jetë i hapur larg pozicionit natyral.
Sulmuesit dhe muri
Për të shmangur një sjellje antisportive, sulmuesit duhet të qëndrojnë të paktën 1 m larg nga muri i ekipit kundërshtar, në çdo drejtim.
Pozicioni i portierit në rast penalltie
Nga sot, portieri mund të spostojë një këmbë para vizës së portës. VAR mund të ndërhyjë për përsëritjen e penalltisë, në rastin kur të dyja këmbët janë jashtë vijës së portës, në momentin e gjuajtjes.
Kartonë të verdhë dhe për trajnerët
Edhe për trajnerët hyn në fuqi rregulli i kartonëve, në fillim i verdhë dhe më pas i kuq. Në rast kartoni të kuq do të rekomandohet që trajneri të skualifikohet dhe për ndeshjen e ardhshme.
Arbitri nuk do të “luajë” më
Deri më sot, në rast se topi përplasej me arbitrin, loja vazhdonte. Nuk do të jetë më kështu. Në rast se prekja e arbitrit favorizon një asist ose një gol, loja do të ndërpritet. Kur topi është në zonë, do të shkojë për portierin.
Prekja me dorë dhe goli
Çështja nëse ishte me dashje nuk do të jetë më kriter. Çdo lloj goli i shënuar me prekje me dorë, edhe pse mund të jetë e pavullnetshme, do të anulohet.
Ndërrimi i lojtarëve
Nuk do të jetë më e nevojshme të dalësh nga mesi i fushës në rast ndërrimi. Për të fituar kohë, lojtari që ndërrohet mund të dalë nga pika më e afërt ku ndodhet.
Topi i diskutueshëm
Nga tani e tutje, arbitri i jep topin lojtarit që e kishte në zotërim dhe kundërshtari duhet të mbajë një distancë mbi 4m.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta