Koronavirusi: çast pas çasti
Rregullat e çuditshme të udhëtimit në kohë pandemie
Nuk është sekret që tualetet mund të jenë vendi më i pistë në një aeroplan
Ndërsa pandemia e koronavirusit po vazhdon të rritet, zyrtarët e transportit në të gjithë botën kanë kërkuar mënyra për të mbajtur të sigurt pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e avionëve.
Më 25 nëntor, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) lëshoi udhëzime të reja për industrinë e linjave ajrore të vendit, të cilat mbikëqyrë.
Dokumenti, i titulluar Udhëzime Teknike për Parandalimin dhe Kontrollin Epidemik për Linjat Ajrore, Edicioni i Gjashtë, përmban këshilla rreth praktikave më të mira të higjienës për t’u kryer në aeroplanë dhe në aeroporte.
Por një nga ato sugjerime – që personeli si shoqëruesit e fluturimit të mbajnë pelena një përdorimëshe që të mos kenë nevojë të përdorin tualetet- ka tërhequr më së shumti vëmendjen.
Një seksion mbi PPE këshillon ekuipazhin e kabinës në fluturimet nga dhe për vendet me rrezik të lartë të mbajnë “maska mjekësore, doreza mjekësore me dy shtresa, syze, kapele, veshje mbrojtëse dhe mbulesa këpucësh të gjitha një përdorimëshe”.
Fjalia tjetër thotë: “Rekomandohet që anëtarët e ekuipazhit të kabinës të mbajnë pelena një përdorimëshe dhe të shmangin përdorimin e tualeteve për të shmangur rreziqet e infeksionit”.
Ndërsa këshilla të tilla mund të duken dramatike, nuk është sekret që tualetet mund të jenë vendi më i pistë në një aeroplan. Në gusht, një grua që udhëtonte nga Italia në Korenë e Jugut u infektua me koronavirus gjatë udhëtimit të saj dhe një vizite në tualet – i vetmi vend ku nuk vishte një maskë N95 – u emërua si burimi i mundshëm i infeksionit të saj, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Dizajni i banjës në aeroplan ishte tashmë një temë e nxehtë para Covid-19, por pandemia ka përqendruar përpjekjet për të gjetur zgjidhje të reja.
Kompania ajrore japoneze ANA njoftoi në fillim të këtij viti se po provonte një prototip të një dere të re tualeti pa duar. Ndërkohë, Boeing aplikoi me sukses për një patentë në një “tualet vetë-pastrues” që do të përdorte dritën UV për të pastruar 99.9% të mikrobeve të tualetit pas çdo përdorimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Raporti i ekspertëve: Humbjet e Zvicrës nga marrëveshjet me BE-në do të jenë minimale Një raport i ri i ekspertëve nga asociacioni ekonomik kritik ndaj BE-së, Autonomiesuisse, sfidon shifrat e... -
Zjarr në një automjet postar në qendër të Kerzers, disa viktima dhe të plagosur -
Basel-Stadt pezullon votimin elektronik pas një problemi teknik -
Mungesë e ilaçit parandalues kundër HIV në Zvicër -
Shkatërrimi i malit zviceran rritet ndërsa përgatiten planet e evakuimit















