Shqipëria

Rregullohet shëtitorja e Dhërmiut, gati për sezonin turistik

Shëtitorja e re në fshatin më të njohur në Shqipëri, Dhërmiun, është kryer tashmë dhe është gati për të pritur turistet e shumët.

Kjo shëtitore do ta transformojë plazhin e Dhërmiut në një destinacion akoma më të kërkuar nga turistët.

Investimi i qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Evropës që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ecën me ritme të shpejta, njofton agjencia shtetërore e lajmeve e Shqipërisë .

Dhërmiu gjendet në fund të një plazhi më shumë se pesë kilometra të gjatë, plazh i cili përfundon në një kodër, mbi të cilën ngrihet manastiri i Shën Theodhorit. Fshati i Dhërmiut ndodhet 52 km në jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti, Tirana.