Kosova
Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë – Durrës
Sherr në autostradën Tiranë-Durrës, tentohet të merret peng një person
Një sherr mes disa personave ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, përcjell albinfo.ch.
Dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët po udhëtonin me motor në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.
Në këtë moment, dy vëllezërit kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me ta.
Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe u larguan.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Burime bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara.
Ngjarja po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.
Personi i marrë peng Indrit Beqriaj, rezulton i skeduar si trafikues lëndësh narkotike.
Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për disa metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.
Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion të hollësishëm në lidhje me ngjarjen.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













