Lajme
Rreth 200 mijë kamionë duhen për t’i larguar rrënojat për pastrimin e Bllaten

Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 15:30, fshati Blatten në Valais të Zvicrës u përfshi nga një rrëshqitje masive dhe shembje akullnajore, duke u varrosur nën mbeturina, akull dhe gurë. Zona është aktualisht e ndaluar për qasje publike për arsye sigurie, ndërsa ekspertët tashmë po parashtrojnë një pyetje që duket si e dalë nga një skenar apokaliptik: Sa kohë do të duhej për të pastruar të gjithë fshatin?
Rreth tre milionë metra kub shkëmb kanë rënë nga Kleiner Nesthorn, duke u grumbulluar në luginën e Lötschental. Kësaj mase i shtohet edhe materiali i panjohur saktësisht nga Akullnaja Birch, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Për ta larguar këtë sasi kolosale mbeturinash, do të nevojiteshin rreth 200,000 udhëtime kamionësh, secili prej të cilëve do të bartte nga 25 ton rrënoja. Nëse do t’i vendosnim të gjithë këta kamionë në vijë të drejtë, kolona do të shtrihej nga Blatten deri në qytetin Porto të Portugalisë, një distancë prej 1,900 kilometrash.
Nëse 100 kamionë do të punonin çdo ditë, secili me nga një udhëtim në ditë, do të duheshin rreth 5.75 vjet për të larguar të gjithë materialin nga lugina – dhe kjo vetëm për mbeturinat nga Kleiner Nesthorn, pa përfshirë akullin apo dëmet tjera infrastrukturore.
Ekspertët e quajnë këtë një nga sfidat më të mëdha gjeologjike dhe logjistike të dekadës në Zvicër. Dhe ndërsa autoritetet përpiqen të vlerësojnë dëmet dhe të planifikojnë hapat e ardhshëm, përmasat e kësaj katastrofe natyrore mbeten të vështira për t’u përfytyruar – aq më tepër për t’u përballuar, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Gjermani kërkon rimbursim prej 2.4 miliardë CHF – Zvicra ndalon pagesën në minutën e fundit Në shikim të parë, aplikimi dukej i plotë dhe korrekt, por pas një inspektimi më të...
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Nuk ka ndihma për emigrantët pa dokumente në Cyrih
-
Prishja e ndërtesave të vjetra në Zvicër me pasoja sociale
-
Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës