Koronavirusi: çast pas çasti
Rreth 5 miliardë vaksina kundër COVID-19 të injektuara në botë
Gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë injektuar në nivel global.
Fushata e imunizimit filloi gati nëntë muaj më parë. Shifrat e publikuara nga Our World Data treguan më 23 gusht se janë administruar 4.93 miliardë doza, dhe gjatë ditëve të ardhshme kjo shifër do të arrijë në 5 miliardë.
Gati një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës dhe variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë i transmetueshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për qasjen jo të barabartë në vaksina mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra. Vetëm 1.4 për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.
Situata më e keqe me imunizim është në Afrikë, ku shumë vende kanë vaksinuar nën 1 për qind të popullatës.
Organizatat Botërore të Shëndetit thonë se është kritike që vendet me të ardhura më të ulëta të furnizohen në vaksina për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të zvogëluar rrezikun e mutacioneve që mund ta bëjnë virusin më ngjitës dhe potencialisht të ulin efektivitetin ndaj vaksinave.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për të ofruar doza përforcuese për të gjithë amerikanët, duke cituar të dhëna që tregojnë ulje të mbrojtjes. Kanadaja, Franca, Gjermania dhe vende të tjera kanë njoftuar gjithashtu plane të tilla.
Por, OBSH-ja thotë se në vend që të përdorin vaksinat për doza shtesë, ato duhet të dërgohen te të pavaksinuarit me asnjë dozë.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor













