Lajme
Rrëzohet muri problematik, qetë në Mitrovicë
Dy ekskavatorë të një kompanie ndërtimore, kanë punuar që nga mëngjesi për ta rrënuar këtë mur, i cili kishte sjellë tensione të mëdha ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve
Muri problematik ilegal i ngritur nga strukturat paralele serbe në veriun e Mitrovicës, është rrënuar sot në mesditë. Dy ekskavatorë të një kompanie ndërtimore, kanë punuar që nga mëngjesi për ta rrënuar këtë mur, i cili kishte sjellë tensione të mëdha ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Rrënimin e murit e kanë përcjellë nga afër gazetarë nga mediet ballanike, ndërsa gjendja gjatë gjithë procesit të kryerjes së punimeve ka qenë e qetë.
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, derisa po rrënohej muri, ka thënë se “kjo gjë tregon se të dy palët mund të arrijnë marrëveshje kur ka dëshirë politike”.
Apostolova ka theksuar se shpreson që me të njëjtin vullnet do të fillojnë edhe diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ajo, gjithashtu, ka falënderuar faktorin ndërkombëtar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë kohës së punimeve për largimin e murit, citon REL.
Shefja e BE-së nuk ka caktuar se kur do të përfundojnë punët e projektit për rivitalizimin e urës, por, siç është shprehur ajo, “Ura e Ibrit do të jetë ura më e bukur në Kosovë”.
Marrëveshja për rrënimin e murit është arritur dy ditë më parë në Prishtinë, ndërmjet përfaqësuesve serbe nga veriut, Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve të akredituar në Kosovë. Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Marrëveshja për rrënimin e murit ka ulur tensionet, sidomos pas një rezolute që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës, i cili e rekomandon qeverinë që ta rrënoj murin me çdo kusht dhe me çdo rezultat. Prandaj edhe lidershipi në Kosovës u tregua i përkushtuar për ta rrëzuar murin ilegal të serbëve.
Por, përfaqësuesi i serbëve të veriut, Goram Rakiq thotë se pas rrënimit të këtij muri do të ndërtohet një tjetër i një lartësie më të vogël.
“Nëse gjatë ditës së nesërme fillon puna në rrënimin e strukturës aktuale të murit brenda dy ditëve të ardhshme do të fillojnë punimet në ndërtimin e një strukture të re mbrojtëse të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër, me qëllim që të mos lejohet hyrja e asnjë lloj automjeti në veri”, ka thënë Rakiq.
E-Diaspora
-
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja Fillimisht ishin arrestuar djali i saj (51), nusja e saj (48) dhe nipi i saj (27).... -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë -
Zvicër
Nis “Swissbau 2026” në Zvicër, prezantohen 27 kompani nga Kosova -
Angli
Angli, hapen klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara













