Lajme
Rrëzohet shtylla e urës në autostradën “Arbër Xhaferi”
Shembja e kësaj shtylle, është shkaktuar pas një shembje të dheut, që ka ndodhur në rajonin e Kaçanikut
Njëra nga shtyllat gjigante të betonit, në të cilën ishte planifikuar të vendoset një urë e autostradës ”Arbër Xhaferi” në afërsi të Kaçanikut, është rrëzuar, duke treguar për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet kompania “Bechtel-Enka” e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup.
Shembja e kësaj shtylle, siç raporton “Monitor” është shkaktuar pas një shembje të dheut, që ka ndodhur në atë pjesë. Nuk dihet nëse ka pasur njerëz të lënduar, pasi që kompania nuk ka dhënë detaje lidhur me rrëzimin e kësaj shtylle.
“Po ma merr mendja qe Bechtel-Enka ka me na tregu se çka ka ndodhe ne afërsi te Kaçanikut pas një shembje dheu. Siç shihet ne foto (sot) një shtylle e urës ka pësuar lëvizje te mëdha. Shpresoj se nuk ka te lënduar”, ka shkruar gazetari Fatos Bytyqi, që i ka postuar edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes.
Rajoni i Kaçanikut njihet si zonë ku vazhdimisht ka rrëshqitje të dheut. Edhe vitin e kaluar, magjistralja Kaçanik-Han i Eelezit ishte bllokuar nga shembja e dheut. Edhe traseja e autostradës “Arbër Xhaferi” në anën e Kaçanikut është dukshëm më e vështirë se pjesa tjetër e rrafshit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund Votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 mars për të vendosur mbi një... -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër -
Negociatat me BE-në për mbrojtjen e pagave mbeten të bllokuara -
Zvicra dhe Këshilli i Evropës dënojnë dhunën në Iran













