Kuriozitete
Rriten aksionet e Twitter për 25 përqind
Bazuar në çmimin aktual aksionet e Musk kapin vlerën e rreth 2.89 miliardë dollarë (2.6 miliardë euro).
Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka blerë një pjesë të madhe të aksioneve në Twitter, duke e bërë atë aksioner kryesor. Si rrjedhojë aksionet e Twitter u rritën me 25 për qind.
Aksionet e Musk janë katër herë më shumë se ato të themeluesit të Twitter-it dhe ish-CEO-s së kompanisë, Jack Dorsey, i cili mban 2.25 për qind të aksioneve në platformën e mediave sociale.
Musk ka ngritur pyetje në lidhje me aftësinë për të komunikuar lirshëm në Twitter, duke postuar në muajin e kaluar për fjalën e lirë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale. A besoni se Twitter i përmbahet me rigorozitet këtij parimi?” shkroi ai.
Në një postim të veçantë në Twitter në mars, Musk tha se po “mendonte seriozisht” krijimin e një platforme të re të mediave sociale.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme










