Lajme
Rritet numri i rasteve me COVID-19 Afrikën e Jugut
OBSH është shprehur e shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve me koronavirus në këtë kontinent.
Koronavirusi tashmë ka kaluar edhe në kontinentin e Afrikës. Numri i rasteve të reja ka filluar të rritet me shpejtësi.
Mbi 364 mijë persona janë raportuar të prekur nga koronavirusi në Afrikën e Jugut, duke shënuar një rritje të madhe gjatë javës së fundit.
Këto shifra kanë bërë që zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të ngrenë alarmin, pasi ka rrezik që COVID-19 të përhapet me shpejtësi në gjithë kontinentin afrikan.
“Ndërsa Afrika është duke u përballur me një situatë të rëndë, unë mendoj se kjo mund të jetë një rrezik i madh për gjithë kontinentin, nëse nuk merren veprime urgjente për të siguruar mbështetje ndaj shteteve”, tha të hënën dr. Mike Ryan, zyrtar i OBSH-së, përcjell albinfo.ch.
Afrika e Jugut renditet e pesta në botë për numrin e personave të prekur me koronavirus. Ryan u shpreh se rastet janë rritur me 30% vetëm gjatë javës së fundit në Afrikë.
“Ndonjëherë kjo sëmundje mund të largohet shumë shpejt, por në raste të tjera përhapja mund të jetë e ngadaltë dhe më pas të përshpejtohet. Është shumë e vështirë të kuptohet plotësisht sjellja e këtij virusi”, ka shtuar Ryan.
Ai vuri në dukje se rastet janë rritur edhe në shtetet e tjera afrikane gjatë ditëve të fundit, edhe pse shifrat janë ende në nivele të ulëta.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë













