Bota

Rritet numri i të vdekurve nga sulmet në Sri Lankë

Numri i të vdekurve nga sulmet në Sri Lankë ka shkuar në 290. Ky vend është tronditur nga një seri sulmesh në disa kisha dhe hotele.

Gjithashtu mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe dhjetëra të huaj, përcjell albinfo.ch.

Policia vendase ka nisur hetimet, kurse sipas mediave të huaja ka arrestuar 24 persona deri më tani.

Raportohet se shumica e sulmeve janë kryer nga vetëvrasës me bombë, të cilët i përkasin një grupi, por akoma nuk dihet se kush janë. Përgjegjësinë deri më tani nuk e ka marrë askush.

Vendi ka njoftuar se ka shpallur orë policore me efekt të menjëhershëm, se do të impononte një ndalim mediatik “të përkohshëm” pas këtyre shpërthimeve, ndërsa rrjetet online, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp, janë bllokuar.

Vendi është në shok total pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, duke qenë këto sulmet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile më 2009.