Turizëm
Rritet numri i turistëve nga Kosova në Shqipëri
Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga veriu në jug
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në korrik 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë 1.176.810. Krahasuar me korrik 2018, ky numër është rritur me 14,5 %.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë shtatë muajve të parë të 2019-ës është 3.313.762, duke u rritur me 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në korrik 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %, transmeton Monitor.
Polakët në fakt ishin të parët që “zbuluan” Shqipërinë, pasi tre-katër vjet më parë ata erdhën përmes agjencisë ITAKA, që parableu dhomat kryesisht në bregdetin e Durrësit, duke nxitur sipërmarrësit shqiptarë të investonin në shtimin e kapaciteteve, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, në 2018-ën Shqipërinë e vizituan 153 mijë polakë, me rritje 34% në raport me një vit më parë. Por, pas një rritjeje të ndjeshme dyshifrore, në vitin e katërt polakët po shfaqin më pak interes për Shqipërinë. Në korrik, që është kulmi i sezonit, erdhën 37 mijë polakë, nga 43 mijë vitin e mëparshëm.
Turistët nga Kosova mbeten të parët
Ndryshe nga viti i kaluar, kur shtetasit nga Kosova shfaqën pakënaqësitë e tyre në Shqipëri, këtë vit ata janë rikthyer sërish.
Për 7 mujorin hynë në Shqipëri më shumë se 1 milion shtetas nga Kosova, me rritje prej gati 14%. Turistët nga Kosova përbënin 34% të totalit të hyrjeve të vend.
Të dytët janë maqedonasit, në 372 mijë për 7 mujorin, me një rritje të lehtë prej 3.4%. Më pas vazhdojnë grekët (311 mijë), italianët (159 mijë), anglezët (223 mijë), malazezët (216 mijë), polakët (76 mijë).
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Spanjë: Goditet grup kriminal shqiptar që grabiste vila luksoze në Costa del Sol Pesë të arrestuar, 11 të tjerë nën hetim për grabitje vilash në Spanjë... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Londër
Londër: Performancë e jashtëzakonshme e Ermonela Jahos në “La Traviata” -
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmanin dhe Fatbardh Kqikun në Literaturhaus Cyrih -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit
Jeta në Zvicër
-
Gjoba tatimore për të martuarit do të marrë fund Votuesit do të shkojnë në qendrat e votimit më 9 mars për të vendosur mbi një... -
SHBA-të dërgojnë një delegacion të madh në Davos -
Gifi po mbyll 16 nga 31 lokacionet e saj në Zvicër -
Negociatat me BE-në për mbrojtjen e pagave mbeten të bllokuara -
Zvicra dhe Këshilli i Evropës dënojnë dhunën në Iran












