Bota

Rritet numri i viktimave nga abuzimi i alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se është shtuar numri i atyre që vdesin pas abuzimit me alkool.

Më shumë se 3 milionë njerëz kanë vdekur në vitin 2016 shkaku i abuzimit me alkool, që nënkupton se çdo e 20-a vdekje në botë ndërlidhet me përdorimin e alkoolit, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më shumë se 3 të katërtat e këtyre vdekjeve janë në mesin e burrave, shtoi Organizata Botërore dhe pavarësisht dëshmive për rreziqe për shëndetin, konsumimi global i alkoolit parashihet të rritet në 109 vjetët e ardhshëm.

Evropa ka nivelin më të lartë të konsumimit të alkoolit në botë për person, ndonëse ka rënë kjo shifër për pothuajse 10 për qind që nga viti 2010. Raporti i OBSH-së zbuloi se pothuajse të gjitha shtetet kanë tatim ndaj alkoolit, por më pak se gjysma prej tyre përdorin strategji të tjera për të ulur përdorimin e alkoolit.