Lajme
Rritet papunësia në Gjermani gjatë muajit gusht
Bëhet e ditur se numri i të papunëve në Gjermani u rrit në gusht në mbi 2.5 milionë, tha Andrea Nahles, shefe e Agjencisë Federale të Punësimit, njofton albinfo.ch.
Në një deklaratë ajo shprehu mendimin se “pavarësisht nga gjendja e pasigurt ekonomike dhe politike, tregu i punës është i fuqishëm”.
Thuhet se shkaku i rritjes së numrit të të papunëve ka të bëjë, kryesisht, me regjistrimin e refugjatëve ukrainas në qendrat e punës.
Referuar Agjencisë së Punës, numri i të papunëve u rrit për 77.000 persona nga korriku në gusht, kështu që shkalla e papunësisë u rrit në 5.6 për qind. Kjo është e zakonshme për muajin gusht, kurse në vjeshtë fillon përsëri të përmirësohet situata në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës Raporti i ri paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe rritje të rreziqeve nga spiunazhi,... -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë










