Koronavirusi: çast pas çasti
Rritje e rasteve me COVID-19, Mal i Zi hyn në shtetrrethim
Masa më të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19, të cilat përfshijnë futjen e shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelierisë.
Masa të rrepta epidemiologjike, të cilat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.
Gjithashtu, sonte nga mesnata në të gjithë Malin e Zi, një maskë mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.
Autoritetet shëndetësore regjistruan 116 infeksione të reja sot, ndërsa numri mesatar i infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e mëparshme, për shkak të tubimeve politike, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare.
Aktualisht ka 3.699 raste aktive të infeksionit në Malin e Zi, ndërsa vetëm në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 158.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











