Lajme
Rruga e kombit, së shpejti me pagesë
Modelet veçanërisht evropiane po tentojnë drejt përdorimit të rrugëve për kundrejt një tarife minimale për mirëmbajtjen e tyre
Rruga Durrës-Kukës shumë shpejt do të bëhet me pagesë. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka deklaruar për mediat në Tiranë se qeveria ka në plan që kalimi me pagesë të shtrihet edhe në aske të tjera të rëndësishme.
“Gjithmonë e më shumë, modelet veçanërisht evropiane po tentojnë të shkojnë drejt përdorimit të rrugëve për kundrejt një tarife minimale për mirëmbajtjen e tyre. Kështu që edhe ne do të ecim në këtë drejtim ku shkojnë të gjitha vendet që i kanë kaluar të gjitha këto faza”, është shprehur Olldashi.
Investimet në rrugë kanë marrë pjesën e luanit nga taksat e qytetarëve.
Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit nga viti 2006, shuma totale e parave që kanë shkuar për ndërtimin e rrugëve është 223.5 miliardë lekë ose mbi 2.2 miliardë dollarë.
Olldashi thotë se vitet në vijim kostoja do të lehtësohet, pasi rrjeti rrugor po shkon drejt përfundimit.
“Në përfundim të projekteve që janë tashmë të hapura, ne kemi projekte të hapura që në totalin e tyre në një vlerë mbi 500 milionë euro. Shqipëria do të ketë një rrjet rrugor modern. Një pjesë e madhe do të mbarojnë deri në 2013, një pjesë edhe përtej 2013-s”, ka deklaruar Olldashi.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi














