Lajme
Rrugët e Kosovës, vrasësit serik!
Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, nga aksidentet në komutacion kanë humbur jetën 63 qytetarë, prej tyre 25 këmbësorë
Më shumë se 60 qytetarë të Kosovës e kanë humbur jetën në aksidente trafikut gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, raporton Policia e Kosovës. Të sigurt nga pësimet nga automjetet nuk janë as këmbësorët pasi nga 63 të vdekur në komunikacion, 25 kanë qenë këmbësorë.
Këto statistika kanë shqetësuar edhe ligjvënësit kosovarë, të cilët kërkojnë nga Policia e Kosovës të jetë më efikase në trafik, ndërsa nga qytetarët kërkojnë me shumë vetëdijesim gjatë ngasjes së automjetit.
Burim Ramadani është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e optikës. Disa ditë më parë ai ka filluar një fushatë vetëdijesuese për këtë çështje, ndërsa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për neglizhencën që ka treguar në këtë drejtim.
“Nuk po arrij të kuptoj se si Qeveria e Kosovës nuk e ka kthyer këtë brengë në agjendën kryesore të këtyre ditëve. Është e domosdoshme një fushatë e fuqishme vetëdijesimi për rrezikun në trafik. Kërkohet ndërmarrja e veprimeve urgjente për të parandaluar dhe zvogëluar numrin e aksidenteve”, ka thënë Ramadani, raporton “Zëri”.
Sipas tij, duhet shtuar prania e policisë në rrjetin e komunikacionit rrugor, sepse, sipas tij, po shihet se shkaktarët kryesorë të rritjes së fataliteteve në aksidente janë tejkalimi i shpejtësisë, mungesa e shenjëzimit, mungesa e vetëdijesimit të shoferëve për rrezikun që përbën shkelja e rregullave etj.
Ramadani ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshilli Kombëtar për Siguri në Trafik në mënyrë që të përcaktohen masat e nevojshme për mbrojtje në rrugë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit, Behar Selimi, ka thënë shkaktar i kësaj gjendjeje është fluksi i madh i qytetarëve nga diaspora të cilët sipas tij, kanë mbingarkuar infrastrukturën rrugore.
Ndërsa Policia e Kosovës, sipas tij, është duke i kryer të gjitha detyrat dhe obligimet konform kapaciteteve aktuale.
“Tejkalimi i shpejtësisë është faktori kyç që ka shtuar numrin e aksidenteve me fatalitet, prandaj kultura dhe vetëdijesimi i ngasësit për rregullat dhe ligjet është masë e domosdoshme parandalimi”, ka thënë Selimi, i cili vite më parë ka drejtuar Policinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














