Futboll
Sa është vlera e Xhakës dhe Shaqirit në treg?
Rritjen më të madhe në treg e ka pasur Manuel Akanji. Kur u largua nga Bazeli në janar 2018, mbrojtësi qendror vlente vetëm 5.6 milionë franga
Viti 2018 tashmë do të përfundojë dhe koha është për të nxjerrë një bilanc të vlerës së futbollistëve në treg. Manuel Akanji i ka lënë të gjithë prapa me përparimin që ka bërë, shkruan ‘Blick’.
Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm me futbollistët zviceranë. Dortmund është lider në Bundesliga me Manuel Akanji, Roman Bürki, Marvin Hitz dhe trajnerin Lucien Favre, përcjell albinfo.ch.
Gladbach, me gjithsej pesë zviceranë në ekip, është në vendin e tretë të tabelë. Liverpool me Xherdan Shaqiri luan shumë në ishull, duke e udhëhequr Premier Ligën spektakulare. Gjithashtu edhe Granit Xhaka po luan mirë me Arsenalin.
Rritjen më të madhe në treg e ka pasur Manuel Akanji. Kur u largua nga Bazeli në janar 2018, mbrojtësi qendror vlente vetëm 5.6 milionë franga. Ndërkohë, vlera e tij është rritur në 45 milionë franga! Ai është futbollisti më i vlefshëm zviceran në Bundesligë.
Më i vlefshmi mbetet Granit Xhaka. Vlera e tij është 56 milionë franga, derisa Xherdan Shaqiri vlerësohet me 28 milionë franga, shkruan tutje albinfo.ch.
Mbrojtësi i FCB, Silvan Widmer, humbi më së shumti gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai kishte vlerë prej 9.5 milionë franga, kurse tani vlen vetëm 6.7 milionë.
Edhe Breel Embolo kishte rënie. Nga 24 milionë kur ai u transferua në Schalke, aktualisht vlen 17 milionë franga.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026













