Shqipëria
Sa fitoi Shqipëria nga turizmi dhe sa shpenzuan shqiptarët jashtë vendit
Të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliard euro, në 1.85 miliard

Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi në vitin 2018, çka përbën nivelin më të lartë historik.
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe gjatë vitit të kaluar turizmi ka qenë një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare, duke vijuar të zgjerohet me ritme të vrullshme.
Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave krahasuar me vitin 2017, të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliard euro që ishin, në 1.85 miliard euro, transmeton “TCH”.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 683 milionë euro në Shqipëri për turizëm apo udhëtime të ndryshme, ose 16% më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Por, rritja e turizmit nuk është vetëm në kahun hyrës. Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për udhëtime jashtë shtetit. Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjithë vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan 1.4 miliard euro në udhëtime jashtë vendit, ose 13% më shumë se sa një vit më parë.
Kjo bën që kontributi neto i sektorit të turizmit për ekonominë gjatë vitit të kaluar, pra diferenca mes të ardhurave që përfitoi ekonomia nga turistët dhe shpenzimeve që shqiptarët bënë në vendet e tjera, të rezultojë rreth 430 milionë euro, çka sërish mbetet një nga burimet më të rëndësishme të valutës për ekonominë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë Që nga viti 2021, trashëgimtarët e personave që kanë përfituar ndihma shtesë (EL) nga shteti duhet...
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër
-
Rritet kënaqësia në punë e personelit shëndetësor në spitalet zvicerane
-
Eksportet zvicerane arritën një rekord të lartë në tremujorin e parë
-
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër gjatë fundjavës së Pashkëve?