Kosova
Sa importon Kosova nga Serbia dhe sa eksporton atje
Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi për produkte nga Kosova është dukshëm më i vogël

Kosova blen pije joalkoolike, produkte gruri, vajra e yndyra dhe produkte ushqimore nga Serbia, së cilës i shet gypa e tuba, fruta dhe artikuj plastike.
Në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 31 milionë euro në Serbi, kurse ka importuar 174 milionë euro mallra.
Në vitin 2021 importi nga Serbia është gati dyfish më i madh në krahasim me një vit më herët.
Gjatë vitit që lamë pasë Kosova ka importuar 306 milionë euro mallra nga Serbia, kurse ka eksportuar 44 milionë euro mallra në shtetin fqinj.
Gjatë vitit 2019 kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, importi nga Serbia ishte 6 milionë euro, kurse eksporti në Serbi 27 milionë euro.
Importi më i lartë i mallrave serbe ishte në vitin 2017, me 450 milionë euro mallra të importuara./REL
E-Diaspora
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër Nisi me numër të vogël punëtorësh, tani ka qindra sish. Një shembull suksesi në sektorin e...
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
Jeta në Zvicër
-
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me ritëm më të shpejtë se kurrë më parë Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë, duke...
-
A do të thyejë edhe tetori rekordin e temperaturave?
-
20 vjet shembull suksesi me kompaninë “ACL GROUP” në Zvicër
-
Kantonet zvicerane rrisin ndihmën financiare për primet e sigurimit shëndetësor
-
A është e vërtetë që duhet të jesh i pasur për të marrë shtetësinë zvicerane?