Lajme
Sa jetojnë zviceranët dhe cilat janë shkaqet më të shpeshta të vdekjes
Pothuajse një e treta (31%) e rasteve të vdekjeve kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare
Në vitin 2017, të cilit i referohet statistika e publikuar sot nga Zyra Federale për Statistikë, në Zvicër kanë vdekur 66.971 njerëz.
Pothuajse një e treta (31%) e rasteve të vdekjeve kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Me këtë përqindje, sëmundjet në fjalë janë shkaktaret më të shpeshta të vdekjeve në këtë vend, njofton Zyra në fjalë.
Më tutje, sëmundja e kancerit, në të gjitha format, shkakton një të katërtën (25.8%) e vdekjeve në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Ndërsa, për kategoritë deri në moshën 40-vjeçare, shkaqet më të shpeshta të vdekjeve janë aksidentet dhe vetëvrasjet.
Njerëzit në Zvicër, siç dihet, jetojnë gjithnjë më gjatë. Mosha mesatare e burrave është 81-vjeçare ndërsa e grave, 85. Bëhet fjalë për rritje prej dy vjet te burrat dhe një viti te gratë.
61% të personave që kanë vdekur në vitin 2017 kishin arritur moshën mbi 80-vjeçare, përcjell albinfo.ch. 26% kishin vdekur në mes të moshës 65 dhe 79-vjeçare.
773 meshkuj dhe 270 femra gajtë vitit 2017 i kanë marrë vetes jetën. Ky numër është për 26 më i madh se ai i një viti më parë. Ndërsa numri i “vdekjeve të asisistuara” (rastet e eutanazisë) , në vitin 2017 është ngritur për 81 raste në krahasim me atë të vitit 2016. Konkretisht, këtë mënyrë për t`i dhënë fund jetës e kanë zgjedhur 596 gra dhe 413 burra.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë














