Kosova
Sa po shfrytëzohen autobusët e linjës Prishtinë-aeroport?
Pak udhëtarë po e shfrytëzojnë linjën e autobusit Prishtinë-aeroport dhe anasjelltas, një javë pasi ajo u lëshua në qarkullim për herë të parë.
Mesatarja për një relacion është vetëm tre udhëtarë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Të shtunën, autobusi i orës 11 ka bërë rrugën nga Stacioni i Autobusëve deri në aeroport, pa asnjë udhëtar.
Ndërsa, nga aeroporti kanë udhëtuar disa persona.
“Nisjet e mëngjesit nga ora 03:00 pothuajse janë nisje pa udhëtarë, por që gjatë ditës fillojnë më shumë ta përdorin autobusin e linjës së aeroportit. Mesatarja e llogaritur për një relacion (një shkuarje, ose një ardhje) deri më tani është vetëm 3 udhëtarë”, ka thënë kryeshefi i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj.
Sipas statistikave të kësaj ndërmarrjeje, në dhjetë ditët e para janë shitur 1 mijë e 400 bileta.
75 për qind e biletave kanë qenë njëeuroshe për punëtorët e aeroportit, ndërsa vetëm 25 për qind me çmim 3 euro për udhëtarët e zakonshëm.
Një pjesë e madhe e mërgimtarëve që vijnë në vendlindje priten nga familjarët dhe nuk përdorin taksinë apo autobusin. Megjithatë, mirëpresin linjën e transportit publik. Ndërmarrja ka shtuar vendndalesat e autobusit.
Tani e tutje, autobusi do të marrë udhëtarë edhe te rrethrrotullimi në Fushë-Kosovë dhe ai në Sllatinë.
Ndërsa, gjatë kthimit nga aeroporti, ai do të shpërndajë udhëtarët deri në qendër të kryeqytetit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













