Shqipëria
Sa shpenzojnë shqiptarët në kafe e restorante
A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit?
Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë (shqiptarëve) për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve (në Shqipëri), në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.
Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.
Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj.
Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.
Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë, përcjell albinfo.ch.
Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.
Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.
Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.
Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.
Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më














