Lajme
Së shpejti kthehen nga Hungaria 4000 azilkërkues kosovarë
Azilkërkuesve u tërhiqet vërejtja se vetëm shpenzojnë mjete të mëdha pasi që në një afat shumë të shpejtë do të riatdhesohen në Kosovë dhe do t’ju ndalohet hyrja në zonën Shengen për 3-5 vitet e ardhshme.
Vlerësohet se rreth 4 mijë shtetas kosovarë prej 6 muajsh janë të vendosur në kampet e Hungarisë. Në pritje për të kaluar në shtetet perëndimore, shumë prej tyre po bien pre e rrjeteve kriminale të trafikantëve. Sipas ministres së integrimeve, Vlora Çitaku, janë duke u hetuar grupet e përmendura kriminale.
Me iniciativën e ministres Vlora Çitaku, sot u mbajt takimi bashkërendues me institucionet përgjegjëse për luftimin e kontrabandimit me qenie njerëzore. Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe udhëheqësi i Divizionit Ekzekutiv i EULRX-it.
Në takim u diskutua shqetësimi i përbashkët rreth rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Kosova të cilët janë duke e shfrytëzuar territorin e Serbisë për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin hungarez. Ministrja e integrimit Vlora Çitaku i ka shuar të gjitha shpresat e atyre të cilët i kanë mësyrë rrugët e Evropës apo që ende po bëjnë plane të ikin nga vendi, shkruan koha.net.
Ajo tha se azili nuk është më opsion dhe se qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil në vendet e BE-së, ndërsa tha se azili është armiku numër një i liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos bien pre e grupeve kriminale duke rrezikuar jetën e tyre.
Kurse sipas ministrit të brendshëm, Bajram Rexhepi ajo që po u lehtëson punën migrantëve kosovarë është se tash mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër Serbi, dhe kostoja e këtij udhëtimi dhe shkuarja deri në Hungari është shumë e lirë.
Ndërkohë qysh të enjten nga Austria pritet të vijë autobusi i parë me të kthyer nga ky shtet. Për t’i pritur ata do të dalë ministrja Çitaku bashkë më ambasadorin austriak.
Në takim, sipas komunikatës, u konstatua se personat që bien pre e mashtrimeve, rrezikojnë sigurinë e tyre personale, shpenzojnë mjete materiale ndërsa në një afat shumë të shpejtë do të riatdhesohen në Kosovë dhe do t’ju ndalohet hyrja në zonën Shengen për 3-5 vitet e ardhshme.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni njoftoi të pranishmit që tashmë kanë nisur disa hetime të cilat do të rezultojnë të suksesshme, të cilat kanë për qëllim hetimin dhe arrestimin e atyre që ofrojnë shërbime të kontrabandimit por edhe të atyre që e nxisin këtë proces.
Në fund të takimit u organizua një konferencë për shtyp me ç’rast ministrat Çitaku dhe Rexhepi i informuan gazetarët dhe e potencuan edhe njëherë që e ardhmja e kosovarëve është në Kosovë. U tha se ata në Kosovë duhet ta gjejnë dhe ta krijojnë të ardhmen e tyre, përderisa azil kërkimi apo migrimi ilegal është një e kaluar e hidhur e cila nuk do të duhej të përsëritët në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













