Shkurt.ch
Së shpejti, vireles në 100 stacione të trenit
Bartja e të dhënave, nga 5 deri 8 megabitë në sekondë sa është sot, do të rritet në 40 deri në 50 megabitë në sekondë
SBB-CFF (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave e Zvicrës) planifikon që së shpejti të muzndësojë lidhjen me internet pa tela në 100 stacione hekurudhore. Veç kësaj, ajo premton përmirësim të madh të lidhjeve në trenat e saj për telefonat mobilë.
SBB-CFF ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të fuqishme në rrjetin telefonik mobil në trenat që qarkullojnë në Zvicër. Së shpejti do të mundësohet që telefonimi dhe surfimi në telefona mobilë gjatë udhëtimit me tren të jetë pa pengesa. Këtë premtim e ka dhënë shefja e transportit të udhëtarëve në kuadër të SBB-së, Jeannine Pilloud për gazetën “Der Sonntag”.
“Antenat do të përforcohen në akset neuralgjike. Konkretisht, vëllimi i mundshëm i bartjes së të dhënave nga 5 deri 8 megabitë në sekondë sa është sot, do të rritet në 40 deri në 50 megabitë në sekondë. Për tu mundësuar kjo, vagonët do të pajisen me të ashtuquajturit “repeater” të gjeneratës më të re.
Surfimi në stacione të trenit, pas ndryshimeve të pritshme, mendohet të jetë pa pagesë, ndonëse vendimi përfunmdimtar nuk është marrë akoma.
Megjithatë, deri sa këto masa të japin efektin e tyre mund të shkojnë deri në dy vjet.
E-Diaspora
-
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën Nga 608 milionë në 1.4 miliardë euro: Si u rrit mbështetja e diasporës për Kosovën... -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi
Jeta në Zvicër
-
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit... -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach













