Futboll

Seferi do t’i mungojë Winterthurit në derbin kundër Servettes

Futbollisti më në formë shqiptar aktualisht në Challenge Ligën e Zvicrës, Taulant Seferi do t’i mungojë FC Winterthurit në ndeshjen e javës së 14-të, kundër FC Servettes, njofton Albinfo.ch.

Mungesa vjen për shkak të katër kartonëve të verdhë të mesfushorit kumanovar.

Prej huazimit nga BSC Young Boysi, Tulant Seferi ka luajtur dymbëdhjetë takime, ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy gola të tjerë.

Ndeshja Winterthuri-Servette është derbi i dy ekipeve të para në kategorinë e dytë zvicerane.