Futboll

Seferi flet për Albinfo.ch: Huazimi te FC Winterthur-i më ka ndihmuar pas lëndimeve, shihen rezultatet

Futbollisti më i mirë shqiptar aktualisht në ligën e dytë të Zvicrës, Challenge Ligë, Taulant Seferi në prononcimin ekskluziv për albinfo.ch, flet për formën e tij të mirë që kalon me ekipin FC Winterthur-it dhe për pritjet me këtë ekip. Ai është i huazuar nga kampioni aktual i Zvicrës, BSC Young Boys-i i Bern-it. Bashkë me Seferin, te FC Winterthur-i, luajnë edhe pesë futbollistë tjerë shqiptarë.

“Huazimi tek FC Winterthur-i më ka ndihmuar shumë pas lëndimeve, ku fati nuk arrita të tregoj aftësitë e mija për shkak të lëndimeve, por Fal Zotit, tash jam fit dhe ja ku po shihen rezultatet e mia. Huazimi vazhdon deri ne fund te Kampionatit. Pretendimi i ekipit është që të ngjitemi lart ne Super Ligë, ku dhe kemi kapacitet të jemi aty. Kemi vetëbesimin se do ngjitemi. Është mirë se ndihmohemi shumë mes veti, sa më shumë, më mirë për futbollin Shqiptar”, thotë mesfushori sulmues, Taulant Seferi në prononcimin enkas për albinfo.ch.

Sa i takon kombëtares shqiptare të futbollit, Seferi thotë se është i gatshëm të jep më të mirën për kombëtaren.

“Për te Kombëtarja nuk dua flas shumë, aty është përzgjedhja e Panucci-t, nëse mendon se duhet të jem aty, unë jam i gatshëm të jap nga vetja më të mirën për Kombëtaren time”, tha në fund Taulant Seferi.

Taulant Seferi është futbollisti shqiptar me më shumë gola të shënuara në sezonin vjeshtor në Challenge Ligën e Zvicrës, me gjatë gola dhe dy asistime.