Zhvillim
Seminar për mbështetje të ekosistemeve, pjesëmarrëse edhe Shqipëria
“Do të ketë hapësirë edhe për njerëzit nga diaspora që të njihen me partnerët tanë. Fjala është për ata mërgimtarë të cilët synojnë të bëjnë përcjelljen ose shoqërimin e ndonjë ndërmarrësi të ri, themelues të ndonjë “Startup” në vendin e prejardhjes"
Nga 20 deri 24 shkurt, fondacioni Swisscontact mban në Biel Bienne (Kantoni i Bernës) një seminar gjegjësisht një seri punëtorish dhe aktivitetesh tjera me temën “Mentoringu”. Programi për ndërmarrësi është korniza brenda të cilës zhvillohet ky aktivitet, dhe synon forcimin e ndërmarrësisë në ekosistemet e gjashtë vendeve (Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Serbi, Peru dhe Vietnam.
Programi bashkëpunon me organizata relevante që mbështesin ndërmarrësit e rinj (inkubatorë dhe përmirësuese) dhe siguron përkrahje strategjike për t`i mbështetur modelet e tyre të biznesit dhe programet e përmirësimit.
E kontaktuar nga albinfo.ch Theresa Widmer, përgjegjëse e këtij programi thotë se “Mentoringu” përbën thelbin e programit. “Ne mbështesim organizatat tona partnere për të ngritur një qendër mentorësh (Mentorenpool), në mënyrë që kompanitë e tyre të vogla të mund të përcillen në mënyrë profesionale. Për punëtorinë që mbahet më 21 shkurt kemi ftuar mentorë zviceranë për start up. Ata do të flasin mbi përvojat e dhe motivacionin e tyre si dhe do t`ua ofrojnë partnerëve tanë një pamje se ku qëndrojnë ata në çështjen e mentoringut”.
Ndërsa e pyetur për qasjen e mundshme të shqiptarëve të diasporës ndaj këtij seminari dhe kësaj punëtorie në mënyrë konkrete, Widmer thotë për albinfo.ch: “Do të ketë edhe hapësirë për njerëzit nga diaspora që të njihen me partnerët tanë. Fjala është për ata mërgimtarë të cilët synojnë të bëjnë përcjelljen ose shoqërimin e ndonjë ndërmarrësi të ri, themelues të ndonjë “Startup” në vendin e prejardhjes. Kështu, në këtë program ofrohet mundësia për njohjen e synimeve të programit tonë dhe për njohjen e partnerëve tanë.
Partneri ideal për Mentoring është sipas zonjës Widmer dikush që punon në ekonomi private, ka ose njohuri nga sektori ose nga tema relevante ekonomike si marketingu, shitja, menaxhmenti etj. dhe që ka dëshirë të angazhohet vullnetarisht.
Rreth asaj se ku konsiston mbështetja e Swisscontact-it gjegjësisht programit për forcimin e ndërmarrësisë në ekosistemet e 6 vendeve përkatëse ajo thotë: “ne i mbështesim inkubatorët relevantë dhe ngritësit e kompanive në optimimin e modelit të tyre të biznesit, në ngritjen e një qendre mentorësh (Mentorenpool), ndërtimin e rrjetit dhe përmirësimin e punës me mediat.
Ndryshe, secilin vend pjesëmarrës në seminar e prezantojnë nga katër veta.
Kjo javë pune do të jetë një mundësi unike për takimin e personaliteteve të angazhuara të cilët duan të mbështesin ndërmarrësinë në vendet e tyre. Prandaj ne ju ftojmë të na bashkoheni në punëtorinë që mbahet të martën më 21 shkurt në InnoCampus në Biel me fillim në orën. Këtu ju do të përfitoni nga rasti të shihni nga dora e parë se si punojmë ne me mentorim dhe të takoni partnerët tanë”, thotë veç tjerash për albinfo.ch Teresa Widmer
Programi financohet nga Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO), ndërsa implementohet nga Swisscontact-i (fondacion privat për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar) dhe JAA nga SHBA.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen













