Lajme
Serbët e veriut pajisen me dokumente kosovare
Zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës, Ahet Jashari tha se gjatë vitit të kaluar afër 4 mijë qytetarë serbë janë pajisur me dokumente kosovare
Qytetarët serbë të veriut të Kosovës, përkundër presionit të vazhdueshëm nga strukturat paralele serbe, gjatë vitit 2012 kanë treguar interesim të madh për t’u pajisur me dokumente personale të Republikës së Kosovës. Sipas zëdhënësit të komunës së Mitrovicës, Ahet Jashari, gjatë vitit të kaluar afër 4 mijë qytetarë serbë janë pajisur me dokumente kosovare.
Ndërkaq Afrim Voca, koordinator i gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës, ka thënë se interesimi i qytetarëve të veriut për dokumente personale të shtetit të Kosovës është rritur dukshëm në vitin e fundit.
“Numri është shumë më i madh, numri po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Numri i lëndëve të kryera në zyrën e gjendjes civile prej janarit deri në dhjetor të vitit 2012 është 3 mijë e 479”, tha Voca, sipas të cilit, qytetarët serbë kanë treguar interesim për dokumente të ndryshme personale si, certifikata të lindjes 1074, certifikata të shtetësisë 1043, certifikata vendbanimi 1224.
Ai sqaron se këto dokumente janë lëshuar nga zyra e gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës dhe zyra e gjendjes civile e cila funksionon në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Përveç zyrës së gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës dhe atë në Lagjen e Boshnjakëve, qytetarët e veriut, siç tha zëdhënësi Jashari, i shfrytëzojnë për dokumente personale edhe tri zyret e tilla që funksionojnë në veri, si zyrën në Bistricë të Leposaviqit, atë në Qabër të Zubin Potokut dhe tjetrën në Kelmend të Zveçanit.
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë (qershor 1999), Mitrovica ka funksionuar me dy administrata. Administrata legjitime në jug dhe ajo ilegale në veriun e dominuar nga serbët. Mirëpo që nga qershori i vitit të kaluar, Institucionet në Prishtinë morën vendim për të ndaluar çdo automjet që nuk posedon targa RKS dhe KS, prandaj serbët filluan të pajisen me dokumente dhe targa të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













