Bota
Serbia do që UNMIK-u të vazhdoj misionin në Kosovë
Kryeministrja, Ana Bernabiq, dhe zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiq, mbrëmë janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Ato në plan të parë të raporteve të tyre citojnë sekretarin e OKB-së, Guterres, të ketë thënë se “për Kombet e Bashkuara, Kosova nuk është shtet”, porse do të mbështesë marrëveshjen midis Beogradit e Prishtinës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Është në interesin e Serbisë që UNMIK-u të mbetet në Kosovë në numër të pandryshuar dhe me mandat të njëjtë, ashtu siç kam thënë edhe në mbledhjen e “Aksionit për paqe”, ka thënë kryeministrja serbe, Bernabiq.
“Misioni i UNMIK-ut mbetet në Kosovë”, u ka thënë Guterres zyrtarëve të Beogradit, sipas medieve serbe, transmeton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Siç është shprehur Bernabiq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i prin delegacionit të Serbisë në dialogun Beograd-Prishtinë, ndrësa mnistri i Jashtëm Daçiq ia përcjell botës ato që bën Serbia. “Jemi të përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes dhe nuk duam konflikt të ngrirë”, citojnë mediat deklaratën e kryeministres Bernabiq.
Sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres i është përsëritur ftesa që të vizitojë Serbinë.
Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka funksione dhe përbërje simbolike, rikujton Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














