Lajme
Serbia po tregon shenja të njohjës së shtetësisë së Kosovës, thotë Rohan
Zëvendësi i Marti Ahtisaarit, Albert Rohan, është i kënaqur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shpreh bindjen që Serbia po tregon shenjat e njohjes së shtetësisë së Kosovës, derisa ka pranuar këtë dialog me përfaqësuesit e shtetit kosovar.
Një nga autorët e Pakos së Ahtisaarit, Rohan, shkon deri aty sa vlerëson se nuk është parësore që të shkohet nen për nen të propozimit të statusit, për atë nëse kosovarët duhet të pranojnë ose jo diçka gjatë dialogut aktual me Serbinë.
“Para se të verifikohet nëse Pako e Ahtisaarit po shkelet, kosovarët duhet që të verifikojnë nëse ato të cilat po dialogohen me Serbinë janë në të mirë të shtetit të ri”, ka deklaruar ai për Zërin.
Rohan ka thënë se ai merr informata të rregullta nga lidershipi kosovar se si po ecën dialogu aktual me Serbinë, ndërsa shprehet i kënaqur me zbatimin e Pakos së Athisaarit, me përjashtim të veriut të Kosovës.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë














