Futboll
Shaqiri: “Më gëzon suksesi i Kosovës dhe Shqipërisë në garat për Botëror”
"Gjithnjë e më shumë lojtarë të mirë duan të luajnë për Kosovën, po zhvillohen nga spekti sportiv dhe mund të përballojnë tashmë presionin"
Në një intervistë të zgjeruar që ka dhënë për platformën mediale watson.ch. ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri ka folur për praninë suksesshme të tij në FC Basel, për një krizë të vogël që aktualisht po kalon ky klub, për pjesën që ka tashmë si bashkëpronar i klubit të futbollit të Rapperswilit etj. Por ai është ndalur edhe në pjesëmarrjen e mundshme të Kosovës dhe të Shqipërisë në Botërorin 2026, duke u shprehur në superlativ për cilësinë që kanë këto dy kombëtare, aktualisht, shkruan albinfo.ch
I pyetur nëse rritja e numrit të pjesëmarrësve në Botëror zbeh cilësinë e tij, Shaqiri thotë: Duhet ta përjetoj më parë që të jem në gjendje të gjykoj. Ka ekipe që marrin pjesë për herë të parë dhe mendoj se është shumë mirë për kombet më të vogla që kanë një shans më të mirë për t’u kualifikuar. Mund ta shihni këtë me Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat ende mund të kalojnë fazën eliminatore.
Pyetja e radhës: Do të ishte një gjë e madhe për Kosovën, apo jo?
“Po, dhe një histori e mrekullueshme. Do të ishte turneu i tyre i parë i madh. Fakti që ata ende kanë një shans tregon rrugën që kanë ndjekur. Mund të shihni se gjithnjë e më shumë lojtarë të mirë duan të luajnë për Kosovën, si po zhvillohen nga spekti sportiv dhe si mund të përballojnë tashmë presionin. Tani është një ekip me lojtarë nga liga të mira, gjë që i ndihmon shumë”, përgjigjet Shaqiri.
Ndërsa lidhur me kualifikimin e drejtpërdrejtë të Zvicrës në Botëror dhe suksesin e arritur pa e pasur Shaqirin në ekip ai thotë: Jam krenar për ekipin. Nuk ishin ndeshje të lehta, edhe nëse jo të gjithë kundërshtarët performuan mirë. Është thjesht fantastike që djemtë janë kthyer. Tani jam kurioz të shoh se kundër kujt do të shortohen dhe si do të përballen kur të vijnë kundërshtarë më të fortë. Zvicra ka një ekip interesant me shumë lojtarë të rinj. Gjithmonë do t’i ndjek dhe mezi pres Kampionatin Botëror nga perspektiva e një “të jashtmi”. “Dhe po, është mirë që ia dolën pa mua”, shton ai.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












