Futboll

Shaqiri “kërcënon” Manchester City-n

Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli mund ta përballojë presionin e të qenit favorit për ta fituar titullin e Premierligës.

“Presioni është çdokund në jetën tuaj, po ashtu edhe në futboll, gjithmonë ka presion. Kur je i pari në tabelë, të gjithë vijnë pas teje, të gjithë dëshirojnë të të mposhtin, kështu që çdo lojë është e vështirë. Ne thjesht duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë në nivelin më të lartë. Jam i sigurt që mund të vazhdojmë, mirëpo është një rrugë e gjatë nëse do të jemi të suksesshëm”, theksoi Shaqiri.

Ai në 15 ndeshje në Premierligë me Liverpoolin ka shënuar gjashtë gola, duke dhuruar edhe dy asistime.