Futboll
Shaqiri me dy gola dhe një mesazh pas fitores ndaj FCSB
Shaqiri i pandalshëm, shkëlqen me dy gola dhe një asist në Ligën e Evropës në ndeshjen kundër FCSB që arbitroi shqiptari Xhaja
Xherdan Shaqiri vazhdon formën e tij të lartë me një tjetër paraqitje mbresëlënëse në UEFA Europa League. Ylli shqiptar shënoi dy gola dhe dhuroi një asist në fitoren 3-1 të Basel-it ndaj FCSB-së nga Rumania, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, Shaqiri e ka pranuar se ka shikuar portierin e gabuar para se të shënonte penalltinë në fitoren 3-1 ndaj klubit rumun FCSB.
Ylli nga Kosova shënoi dygolësh dhe asistoi në fitoren e madhe të Baselit, ku njëri nga ta ishte nga penalltia. Megjithatë Shaqa ka zbuluar një prapaskenë interesante pasi priste që në portë të ishte një tjetër portier.
“Nuk ishte karton i kuq as për mua (ndaj portierit të parë). E analizova portierin e parë, pastaj erdhi i dytë, të cilin nuk e kisha analizuar në penallti. Doja të gjuaja në mes që nga fillimi”
Ndërkohë, Shaqiri gjithashtu i ka bërë thirrje Baselit që të përfitojnë nga situata kur janë me një lojtar më shumë në fushë dhe të mos pranojnë më gola.
“Në fund të ditës shënuam tre pikë dhe morëm tre pikë. Nuk mund të jetë gjithnjë perfekt. E analizuam dhe shikuam lojën dhe goli që pranuam, sigurisht nuk duhej të ndodhte”, deklaroi ai.
Të njëjtat fjalë i tha edhe trajneri Ludovic Magnin, që shtoi se Baseli “po luan me zjarrin”.
“Mendoj se po luajmë me zjarrin. Kishim shumë shanse shënimi, por gjithashtu i dhamë shumë mundësi kundërshtarit për të ndërtuar. Kjo me nervozon shumë. Nuk luajtëm perfekt, por mësuam”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











