Kosova
Shaqiri nderohet nga gjiganti botëror i futbollit
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, me performancat e tij ndër vite ka bërë që ai të bëhet i njohur në pothuajse gjithë botën. Kjo edhe për faktin se ai ka pasur fatin që gjatë tërë karrierës së tij të luajë në shtete dhe ekipe të ndryshme. Duke filluar nga Zvicra aty ku u paraqit tek radhët e Bazelit, pastaj në Gjermani te gjiganti Bajern Munihut, për të kaluar më pas në Itali tek Interi, nga aty në Angli tek Stouk Siti dhe Liverpulli, më vonë në një eksperiencë të shkurtër edhe në Francë tek Lioni, dhe tani në Shtetet e Bashkuara tek Çikago Fajwrr, përcjell albinfo.ch.
Një ndër klubet me famë të madhe botërore, River Plejt, po zhvillon fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, Shaqiri shfrytëzoi rastin që të vizitojë nga afër ekipin argjentinas dhe trajneri i River Plejtit, Martin Demikelis, dikur lojtar i ekipeve të njohura si Man. Siti dhe Bajern Munih, në shenjë respekti i dhuroi një fanellë të klubit.
Dyshja pozuan së bashku me fanellën e klubit argjentinas, fotografi e cila më pas u shpërnda në rrjetet sociale nga vetë llogaria zyrtare e River Plejtit.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












