Lajme

SHBA: 85 milionë dollarë ndihma për Turqinë dhe Sirinë

Në një prononcim për mediat amerikane, agjencia kryesore e SHBA-së për ndihma humanitare në qeverinë amerikane ka premtuar një ndihmë prej 85 milionë dollarësh për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, përcjell albinfo.ch.

Ndihma e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar konsiston në ngritjen e strehëve, veshje, batanije, ushqime, ujë dhe kujdes shëndetësor.

Deri në këto momente, mbi 56 vende kanë ofruar ndihmë dhe asistencë me ekipe kërkim-shpëtimi në zonat më të prekura nga tërmetet, ku të paktën 21 mijë persona kanë humbur jetën.

Sipas USAID, këto ndihma janë të nevojshme që të dislokohen menjëherë, pasi shumë njerëz mund të vdesin nga i ftohti.

Shefja e Agjencisë, Samantha Power, tregon se aktualisht 200 persona nga ekipi i menaxhimit të katastrofave janë dërguar në Turqi, të cilët operojnë në qytetet Adiyaman, Adana dhe Ankara.