Koronavirusi: çast pas çasti

SHBA: Arrin në 38.9 milionë numri i personave që mbesin pa punë

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë edhe ekonomitë më të fuqishme globale, siç është ajo e SHBA-së.

Vetëm gjatë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar edhe 2.4 milionë njerëz si të papunë dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve për të përfituar nga programet përkatëse.

Kjo shifër e çon në 38.9 milionë numrin e personave që janë regjistruar si të papunë, që nga mesi i marsit.

SHBA është shteti me numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19, aktualisht shifra është 1,602,46, ndërsa kanë vdekur 95,467 persona, përcjell Albinfo.ch.