Kosova
SHBA dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë, kërkon që autorët të sillen para drejtësisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas ngjarjeve në veri të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka deklaruar se dënojnë ashpër sulmet e orkestrara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
“PK ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, në deklaratën e lëshuar nga ambasada e SHBA-së, ku thuhet se situata po monitorohet nga afër.
“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Strongly condemn the orchestrated, violent attacks on the Kosovo Police. KP has full & legitimate responsibility for enforcing the rule of law in Kosovo. The perpetrators must & will be held accountable and brought to justice. I express condolences on behalf of the United States… pic.twitter.com/iWvQ53guZK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 24, 2023
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin














