Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA-ja miraton përdorimin e plazmës së gjakut për trajtimin e COVID-19
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për autorizimin emergjent të metodës së trajtimit të pacientëve me COVID-19, përmes plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar.
Njoftimi më 23 gusht vjen në prag të Konventës Kombëtare Republikane pasi presidenti përballet me presion për të përmirësuar situatën e pandëmisë që ka vrarë 175,000 amerikanë, ka goditur ekonominë dhe ka dëmtuar perspektivën e tij të rizgjedhjes në nëntor.
Pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi përdorimin e këtij lloji të trajtimit, Trump e quajti atë si “një përparim”.
Ekspertët thonë se plazma e gjakut nga të mbijetuarit e COVID-19 me siguri ndihmon pacientët e tjerë të infektuar të shërohen, edhe pse studimet për këtë nuk kanë qenë përfundimtare dhe ka edhe ende pikëpyetje se kur duhet të ofrohet ky trajtim, dhe çfarë doze nevojitet.
“Ky produkt mund të jetë efektiv në trajtimin e COVID-19 dhe përfitimet e njohura dhe të mundshme të produktit tejkalojnë rreziqet e njohura dhe të mundshme të tij”, tha FDA në një deklaratë.
Shkencëtari kryesor për FDA, Denise Hinton tha se agjensia dëshiron të autorizojë trajtime të sigurta dhe potencialisht të dobishëm për të shpëtuar jetë.
“Ne jemi të inkurajuar nga të dhënat premtuese të hershme që kemi parë në lidhje me plazmën”, tha Hinton.
Plazma e gjakut merret nga pacientët të cilët janë shëruar nga koronavirusi, pasi gjaku i tyre është i pasur me antitrupa që mund të luftojnë virusin.
Mbi 70,000 pacientë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara kanë marrë një transfuzion të tillë të plazmës së gjakut.
Një ditë para njoftimit të FDA, presidenti Trump kritikoi agjencinë për vendosjen e pengesave burokratike mbi zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve të COVID-19, për arsye politike.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Ndahet nga jeta sociologu dhe ish-deputeti zviceran, Jean Ziegler Ai njihej edhe si mbështetës i pavarësisë së Kosovës. Merrte pjesë në demostratat që zhvilloheshin në... -
Zvicra, vendi i tretë më paqësor në botë -
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg -
Basel-Stadt, kantoni i parë ku banorët me të drejtë vote janë në pakicë














