Kosova
SHBA letër Kurtit, i kërkojnë fokusim në dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër me kërkesa nga Sekretari i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve, sipas Blinken, mbeten një pengesë e madhe për anëtarësimin dhe integrimin e plotë të Kosovës.
“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar Blinken, transmeton Albinfo.ch.
Po ashtu zyrtari i lartë amerikan është fokusuar edhe në energjinë elektrike.
“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken.
E-Diaspora
-
Kanadë
Shqiptari nga diaspora që po ndërthur teknologjinë me drejtësinë përmes inteligjencës artificiale Halil Aliu, shqiptari në Kanada, themeluesi i “Nobel AI Legal” po zhvillon zgjidhje inovative që synojnë... -
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Friedberg, pranë Frankfurtit -
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar
Jeta në Zvicër
-
UBS kundërshton rregullat e reja bankare në Zvicër Debati mbetet i hapur dhe pritet të vazhdojë në parlament, ku do të merren vendime kyçe... -
Të ardhurat nga taksat zvicerane rriten nga norma minimale e taksave e OECD-së -
Metroja e Lozanës drejt modernizimit të madh -
Cyrihu: 19-vjeçari vdes pasi goditet nga një pllakë betoni gjatë punimeve -
Zvicër: Kamera e shpejtësisë “ndezet për të gjithë” – alarm për drejtuesit e automjeteve











