Lajme
SHBA, mbi 1.000 vdekje nga koronavirusi në ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që raportoi 1 mijë vdekje si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve të mërkurën, ndërsa numri i rasteve me përfundim fatal u rrit në 5.000.
Me mbi 216.000 infeksione në gjithë vendin, Amerika tani është më e prekur nga COVID-19 sesa çdo vend tjetër në botë.
Virusi nuk tregon shenja të ngadalësimit, pavarësisht se i gjithë vendi është në karantinë dhe ekspertët paralajmërojnë se rreth 200.000 persona mund të vdesin deri në përfundim të pandemisë.
Ka frikë se epiqendra tjetër do të jetë qyteti Detroit, pasi numri i vdekjeve në Miçigan u dyfishua në vetëm tre ditë – një shenjë e rritjes eksponenciale, të cilën shkencëtarët e përdorin si një tregues të pikave.
Numri i vdekjeve në SHBA tani po tejkalon dukshëm numrin e vdekjeve të raportuara zyrtarisht në Kinë (3.309), ku shpërthimi filloi për herë të parë në dhjetor.
New Jersey është i dyti pas New York me 355 vdekje dhe 22.225 infeksione. New York vazhdon të durojë me 84.025 infeksione dhe 2.219 vdekje, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së Nga emigrante në moshën 7-vjeçare, në komandante të Gardës Kombëtare të New Jersey-t – historia frymëzuese... -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta














