Lajme
SHBA: Pas pandemisë hapen 9.3 milionë vende të reja pune
Me rënien e rasteve me COVID-19 si dhe të atyre që kanë humbur jetën nga ky virus dhe marrja e vaksinave anti-COVID, bota ka filluar t’i rikthehet normalitetit – që nënkupton që edhe ekonomia po ringjallet.
Kështu vetëm gjatë muajit prill në Shtetet e Bashkuara janë hapur afro një milion vende të reja pune, që është një shifër rekord sipas zyrës së statistikave – që e krahason si rekord që nga viti 2000, transmeton Albinfo.ch.
Afro 9.3 milionë vende të reja puna në pozita të ndryshme dhe 8.3 milionë për ekonomistë, parashihen të ndodhin në SHBA.
Kërkesa për fuqi punëtore po rritet dita-ditës, pasi që kompanitë e mëdha po bëjnë të pamundurën që të rimëkëmbin bizneset e tyre, në veçanti në këta muaj të verës – ku numri i turistëve rritet dukshëm.
Por, pavarësisht kërkesave të mëdha për fuqi punëtore, qytetarët ende nuk janë të gatshëm për rikthim në punë për shkak të shumë arsyeve.
Shumë prindërit duhet të kujdesen për fëmijët dhe punë të tjera të shtëpisë derisa pandemia po vazhdon – duke ua pamundësuar rikthimin në vendin e tyre të punës.
E punëdhënësit kanë filluar të brengosen për një fakt të tillë, duke u frikësuar se nëse ky trend vazhdon, ata do të mbesin pa fuqi punëtore.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë











