Kosova
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së: 30 maji – data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka përsëritur kërkesën e këtij subjekti për shpërbërjen e Kuvendit.
Në konferencën për media, Tahiri ka bërë thirrje që opozita të bashkohet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, teksa ka thënë se tashmë është afati i fundit që të procedohet mocioni për shpërbërjen e Kuvendit.
“Jemi në afatet e fundit kur duhet të procedohet me mocionin për shpërbërje të Kuvendit. Fatkeqësisht, ende nuk kemi një situatë kur kemi dakordim që vendi të shkojë në zgjedhje. PDK nuk ka votuar asnjë marrëveshje ndërkombëtare, vendi ynë duhet t’u drejtohet kutive të votimit dhe shtatori ta gjejë vendin me qeveri të re”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndër të tjera ai ka thënë se janë në komunikim me të gjitha palët, teksa tha se dëmet që po u shkaktohen qytetarëve të Kosovës janë për shkak të Qeverisë Kurti.
Tutje, sipas tij, në fund të qershorit duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh












