Kosova
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Nuk mund ta imagjinoj se si Kosova e Serbia mund të anëtarësohen në BE pa normalizim
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është synimi i Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij për ta arritur këtë, sipas tij, dialogu është një kusht, ose më mirë një parakusht.
Orav ka theksuar se ky proces është i një rëndësie vendimtare për të ardhmen.
“Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Orav për RTK.
Sipas tij, ky është një hap kyç drejt stabilitetit dhe integrimit në strukturat evropiane, transmeton albinfo.ch.
“Ndihma financiare ose paratë tona janë vetëm një mjet për të ndihmuar në zbatimin e reformave dhe për të ndihmuar të dyja palët të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ai.
Duke folur për formimin e qeverisë së re, Orav shtoi se procesi i formimit të qeverisë shpesh herë pas zgjedhjeve zgjat shumë.
“Kam dëgjuar ankesa se ky proces në Kosovë po zgjat shumë, por më e rëndësishmja është që vullneti i të gjithë votuesve të merret parasysh në mënyrë të duhur”, tha ai.
Sipas tij, është jashtëzakonisht e rëndësishme që rezultatet e zgjedhjeve të reflektojnë dëshirat e qytetarëve, pavarësisht nga kohëzgjatja e negociatave.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës













